Në sallën e sportit të “Pallatit të Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 62-të të Policisë së Kosovës.
Ceremonia nis nga ora 10:00.
“Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, eprorë të lartë të policisë si dhe familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë.”, thuhet në një njoftim.