Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Maqedoni > Dioqeza Tetovë-Gostivar ka pranuar vendim për largimin e kryqit në Kodrën e Diellit

Dioqeza Tetovë-Gostivar ka pranuar vendim për largimin e kryqit në Kodrën e Diellit

Dioqeza Tetovë-Gostivar sot informoi se ka pranuar vendimin nga Komuna e Tetovës për heqjen e kryqit të vendosur në Kodër të Diellit, paralajmëruan se do të parashtrojnë ankesë.

“KOM OA Dioqeza Tetovë-Gostivar të drejtat e saj në drejtim të zgjidhjes së çështjes së caktuar do t’i mbrojë  përmes mekanizmave ligjorë në dispozicion. U bëjmë apel qytetarëve që të mos u nënshtrohen provokimeve të shpeshta dhe t’i përkushtohen paqes dhe marrëdhënieve të mira ndërfetare”, bëri të ditur Dioqeza Tetovë-Gostivar. 

Dje kreu i Inspektoratit komunal në Tetovë, Sedat Sulejmani deklaroi se ka zgjidhje për heqjen e kryqit.

“Për kryqin ka një vendim për heqje. Kur do të hiqet? Në Tetovë ka mbi 5.000 zgjidhje për shembje. E shihni që po përpiqemi të punojmë. Kur të vijë koha do ta bëjmë”, deklaroi Sulejmani. 

Kryqi në Kodër të Diellit është vendosur më 16 nëntor, në afërsi të kishës “Shën Naumi i Ohrit Çudibërësi”. Më 18 nëntor, kryetari i Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se sipas një plani të ri urbanistik mund të legalizohen objektet fetare.

Themes by WordPress