Diogo Costa ka pritur tri penallti rresht për të dërguar Portugalinë në çerekfinale të Euro 2024.
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi pa gola, ashtu si edhe vazhdimet.
Takimi ishte përplot raste të mira shënimi, mirëpo që lojtarët dështonin në momentin e fundit.
Për të mbyllur ndeshjen mundësinë ideale e kishte Sesko, i cili nuk arriti të mposhtë Costan në fund.
Cristiano Ronaldo po ashtu e humbi penaltinë në vazhdime, por që shënoi pastaj në penalti.
3-0 ishte rezultati pas penaltive, me sllovenët që nuk ishin fare të saktë.