Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor në një bashkëbisedim me gazetarët ka folur për vizitat që do t’i realizojë gjatë kësaj jave, duke filluar me Prishtinën, më pas Vjenën dh eduke e përmbyllur me Malin e Zi.
Escobar ka thënë se do të udhëtojë në Prishtinë për të diskutuar lidhur me efektet dhe zgjidhjen e mundshme të vendimit të pakoordinuar për ndalimin e dinarit dhe trasnfereve nga Serbia.
Ai gjithashtu ka treguar se më pas do të udhëtojë drejt Vjenës për një takim të OSBE-së dhe më pas kthim në Mal të Zi për të diskutuar për aspekte të ndryshme.
Për këto çështje që lidhen me zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Escobar ka thënë se shpreson se javën tjetër mund të ketë një diskutim të QUINT-it në Uashington.
“Do të udhëtojmë në Prishtinë dhe do të fokusohemi tek efektet dhe një zgjidhje e mundshme e vendimit të pakoordinuar për të ndaluar dinarin dhe trasnferet nga Serbia për qytetarët serbë që marrin pagesa sociale nga Serbia.Pas Prishtinës do të udhëtojmë në Vjenë për takime me OSBE-në. Pastaj në Mal të Zi. Pas kësaj do të kthehem në Uashington, dhe shpresoj të kemi në Uashington javën tjetër, një diskutim in-person të QUINT-it për këto çështje,”, ka thënë Escobar.
/TV Arbëria