Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Dinamo Zagreb me sy kah Kosova, i merr në prova edhe 2 talentë

Dinamo Zagreb me sy kah Kosova, i merr në prova edhe 2 talentë

Pasi e shiti Amir Rrahmanin në Serie A dhe pasi e bleu së fundmi Arbër Hoxhën, Dinamo Zagreb po vazhdon të marrë talentë nga Kosova.

Dy futbollistëve të ekipit U19 të FC 2 Korriku, Venis Havollit dhe Aurel Limanit iu është dhënë mundësia për t’u provuar tek gjigjanti kroat GNK Dinamo Zagreb.

Kjo është bërë e ditur nga vet klubi kosovar përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook.

“Futbollistët në fjalë kanë filluar me seanca stërvitore në Zagreb, teksa kjo mundësi e dhënë për ta po del të jetë ogur i mirë për thellimin e bashkëpunimit mes klubit kosovar dhe atij kroat”, thuhet ndër tjera në njoftimin e klubit të 2 Korrikut.