Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Maqedoni > Dimitrievski: Në këtë Qeveri shoh energji dhe dëshirë për të punuar

Dimitrievski: Në këtë Qeveri shoh energji dhe dëshirë për të punuar

Kryetari i partisë ZNAM, Maksim Dimitrievski u shpreh se skena politike në Maqedoni nuk është vetëm me dy ngjyra. Sipas tij, ndryshimet ndodhin dhe asnjëherë nuk do të jetë njëjtë.

“Ajo që shoh në këtë Qeveri është energji dhe dëshirë për të punuar. Në Qeverinë e kaluar energjia kishte humbur dhe të mos flas për të gjitha aferat. Nuk do të flas. Dolëm në zgjedhje, humbën në mënyrë katastrofale. Tani vjen momenti i OBRM-PDUKM-së, VLEN-it dhe partisë ZNAM”, tha Dimitrievski.

Ai shtoi se qëllimet mund të realizohen nëse punohet në mënyrë të organizuar.

“Na nevojiten njerëz që ishin në seancën e Qeverisë që duan të punojnë për të krijuar ekipe profesionale, t’i departizojnë ministritë he ta shfrytëzojnë dijen profesionale dhe të realizojnë projekte”, tha ai.

Themes by WordPress