Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar për çështjen e katër komunave të veriut dhe anëtarësimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës, edhe pse zyrtarisht AAK-ja thotë se ato janë pjesë.
Basha ka shpërndarë postimin e kryetarin të Kamenicës, Kadri Rrahmiaj, i cili akuzon Agim Aliun dhe AAK për gënjeshtër.
Basha ka bërë një pyetje Agim Aliut si dhe ka folur për një porosi të cuditshme.
“Prapë po gënjen Agim Aliu! Tregoni çka po ju pengon anëtarësimi në Asocacionin tuaj, apo e keni me porosi m’i lënë jashtë sepse nuk i konsideroni si komuna të Kosovës!”