Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka reaguar në lidhje me çështjen e shërbimeve të furnizimit me kerozinë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke sqaruar se kompania EXFIS nuk është e licencuar për këtë shërbim nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës.
Sipas Bashës, kompania EXFIS është përzgjedhur për furnizimin me kerozinë nga operatori i aeroportit, Limak Kosovo International Airport, pas një tenderi ndërkombëtar të zhvilluar në vitin 2010, gjatë qeverisjes së udhëhequr nga Hashim Thaçi, kur ministër i Transportit ishte Fatmir Limaj.
Ai theksoi se as Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës dhe as Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit të Kosovës nuk kanë kompetencë të vendosin për këtë çështje.
Kjo kompetencë është përcaktuar në kontratën e koncesionimit të aeroportit, të nënshkruar në vitin 2010, ku sipas asaj kontrate, Limaku është përgjegjës të sigurojë që gjatë gjithë kohës të ekzistojë shërbimi i furnizimit me karburant në Aeroport,” ka thënë Basha në postimin e tij në Facebook.
Ai bëri të ditur se gjatë javës së ardhshme, në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e Limak Kosovo International Airport për të trajtuar këtë çështje dhe për të adresuar shqetësimet e ngritura lidhur me furnizimin me kerozinë në Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës./Gazeta 10