Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dimal Basha e nis ditën me ofendime ndaj gazetarëve

Dimal Basha e nis ditën me ofendime ndaj gazetarëve

Deputeti nga Ferizaj, Dimal Basha, që dikur vetë ishte gazetar, ka zgjedhur që mëngjesin ta nisë me një “grusht” kundër gazetarëve dhe Asociacionit të tyre.

Një një postim të gjatë të cilin e fillon me “mirëmëngjesi”, Basha, ka treguar se si duhet të përbëhet Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, pasi sipas tij, jo të gjithë gazetarët mund të jenë pjesë e tij.

“Pra AGK ka probleme serioze sepse duhet m’i mbrojtë të gjithë gazetarët dhe mediumet njëjtë. ë ë ë, ë ë ë ë , të dy palët janë të barabartë në sytë e AGK-së”, shkruan Basha.

“Njëjtë me mediume! AGK detyrohet me dal me mbrojtë Insajderin e Nacionalen që kanë shpifje të konfirmuara nga Këshilli i Mediave të Shkruara, por në të njëjtën ombrellë e ka edhe Kallzo pikë com dhe Kohën që bën gazetari hulumtuese e prodhon lajm”, vazhdon shkrimi i tij.

Ai tutje ka treguar se kur duhet AGK të mbajë një gazetar nën ombrellën e saj dhe kur duhet ta përjashtojë.

“E para, ë ë ë ë ë ë ë ë ë , ëë ë , sepse nuk po i përmbahet Kodit të Etikës që ata vet e votojnë. Pra nëse përjashtohesh si medium apo gazetar, dhe e humb kredibilitetin dhe rrjedhimisht i kursen mediumet apo kolegët gazetarë që punojnë ndershëm”.