Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha e ka përsëritur edhe në Kuvend se nuk do të ketë “Zajednicë” të Isa Mustafës e Hashim Thaçit.
Sipas tij, krejt çfarë po kërkon presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është Asociacioni i nëshkruar nga dy ish-krerët e shtetit.
“Lajm i mirë për ju nuk do të ketë asociacion as të Hashim Thacit as të Isa Mustafës. Ishin plotë asociacione por Zajednicë nuk ka me pas kështu që rrini të qetë. Zgjidhje ka plotë. Është një asociacion i serbëve në Kroaci që e ka pranu Serbia. Ka plotë modele që ne do t’i ofrojmë e të sjellim zgjidhje. Krejt çka po donë Vuçiqi është asociacioni i juaj, i Mustafës e Thaçit, Albini s’po ia jep këtë”, deklaroi Basha.
Basha ka theksuar se Kurti e ka ndjek Vuçiqin për ta nënshkruar marrëveshjen por që ai nuk ka pranuar.
“Albini e ka ndjek Vuçiqin me laps në dorë, por ai nuk e ka nënshkru. Vuçiqi po thotë se atyne përpara ia kam nënshkru dhe i kam mashtru. Ju keni bërë gabime amatoreske e tash po reagoni. Sa kthehet Isa Mustafa aq edhe Zajednica”, tha deputeti i VV’së.
/TV Arbëria