Shkruan: Afrim Kasolli
Regjimi teoktratik në Iran ndodhet në zgrip të mbijetesës. Protestat masive e kanë përfshirë vendin për më shume se dy jave. Ndonëse është e vështirë të dihet me saktësi numri i viktimave për shkak të mbylljes hermetike të vendit, megjithatë sipas të dhënave që i kane bërë publikë aktivistë të organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, deri në 500 protestuese kane humbur jetën dhe me shumë 10.000 të tillë janë arrestuar nga dhuna policore në një përpjekje brutale për të shtypur aspiratën për demokraci dhe liri te atyre që janë ngritur kundër pushtetit represiv të kastës religjioze në fuqi.
Mbetet të shihet se a do jetë në gjendje shoqëria iraniane ta përmbysë regjimin në fjalë, apo goditjen përfundimtare do t’ia jap intervenimi i jashtëm nga SHBA-të.
Presidenti Donald Trump disa herë e ka paralajmëruar Ayatollah Khamenei se nëse i sulmon protestuesit në mënyrë mizore, do të perballet me reagimin amerikan. Megjithatë, deri më tani Uashingtoni nuk e ka nderrmarr asnjë veprim radikal në këtë drejtim, perpos imponimit të tarifave sanksionuese deri në 25 për qind ndaj të gjithë atyre shteteve që kanë kembime tregtare me Iranin.
Sipas shumë analistëve ky hezitim i Uashingtonit ka të bëjë edhe me frikën në qarqet vendimmarrëse në ShBA se duke e goditur ushtarakisht regjmin në Iran mund ta forcoje edhe me shumë politikisht dhe ideologjikisht brenda tij. Sepse kështu aksione të tilla do të mund të përdoreshin si dëshmi e propagandës së regjimit se edhe protestat jane pasoje e konspiracionieve të jashtme me armiqte e brendshëm kundër regjimit në fjalë. Madje ta shfrytezoje këtë rast edhe si konfitmim i retorikës anti-amerikane dhe ant-izraelite të regjimit klerikal fetar, i cili në vazhdimësi e ka ushqyer me fanatizem ideologjik shoqërinë iraniane për shkak të kundërshtimit ndaj ketyre dy vendeve.
Nuk duhet harruar faktin se ishte një kohë kur Irani ishte një nga vendet me aleate te Izrealit dhe SHBA-ve në Lindje të Mesme. Madje kur i pari ishte i refuzuar nga shtetet arabe te vetmen mbështetje në rajon e kishte te Teherani i kohës se Shahut Mohammad Reza Pahlavi. Investime te shumta i karakterizonin lidhjet ndermjet ketyre vendeve aleate.
Mirëpo, ky raport ndryshoi pas vitit 1979 me rastin e triumfit te revolucionit islamik. Kjo përmbysje u fermentua gradualisht si pasoje e rezistencës se Ajatollahut Ruhollah Khomeini, edhe per shkak te përpjekjeve modernizuese te Shahut dhe lidhjeve te tij specifike me ShBA-te dhe Izrealin.
Cdo gje qe lidhej me keto dy vende ngjallte zemërim dhe refuzim dhe perceptohej si kërcënim per traditat identitare te shoqërisë iraniane. Kjo edhe është arsyeja qe edhe grupet e tjera shoqërore majtiste e shekullariste te cilat kishin mos pajtime me regjimin e kohës në Teheran në fund iu subordinuan autoritetit të Khomeinit.
Duket që kjo përvojë tragjike po e ndjek pas si fantazme Uashingtonin, për çfarë është duke ndikuar që të mos e kete ende të qartë se ndihma amerikane a mund ta dobësojë apo forcojë kauzën e protestave në Iran.
/TV Arbëria