Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dilema e Albin Kurtit: Kujt do t’i jepet ‘infuzioni’ politik – LDK-së apo PDK-së?

Dilema e Albin Kurtit: Kujt do t’i jepet ‘infuzioni’ politik – LDK-së apo PDK-së?

Astrit Gashi ka publikuar një analizë ku flet për atë që e quan dilema taktike e kryeministrit Albin Kurti, lidhur me mënyrën se si po e menaxhon opozitën parlamentare në Kosovë.

Sipas Gashit, Kurti ndodhet përballë zgjedhjes se cilës parti opozitare t’i japë “oksigjen politik” – LDK-së apo PDK-së – përmes bashkëpunimeve të kontrolluara. Ai vlerëson se një LDK e dobët, por bashkëpunuese, përbën skenarin ideal për Kurtin, pasi e mban këtë parti larg PDK-së dhe nën ndikim politik.

Gashi thekson se LDK, nën udhëheqjen e Lumir Abdixhikut, po perceptohet gjithnjë e më shumë nga opinioni publik si e afërt me pushtetin, ndërsa PDK, sipas tij, ndodhet në “rënie të lirë”, me probleme të thella strukturore dhe mungesë reformash të brendshme.

Në analizën e tij, Gashi kritikon opozitën aktuale duke e cilësuar si të dobët dhe të kufizuar në studio televizive, pa veprim real në Kuvend apo në terren, çka – sipas tij – i lejon Albin Kurtit të fitojë betejat politike pa vështirësi.

Ai përfundon se opozita e Kosovës ka nevojë për figura që e kuptojnë rolin real të opozitarizmit dhe jo, siç shprehet ai, për “teknokratë që presin infuzion politik nga kryeministri”.