Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

“Dikush thërriste Oliver-Oliver”, e akuzuara jep versionin e saj për momentin e vrasjes së Ivanoviqit

Extra AL PVC

Në seancën e së martës, në gjykimin për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, e akuzuara Silvana Arsoviq, gjatë dhënies së mbrojtjes ka përshkruar momentin e vrasjes së Ivanoviqit.

“Asnjëherë në jetën time, as më herët dhe as më vonë nuk kam bashkëpunuar me asnjë grup të organizuar kriminal”, tha e akuzuara Arsoviq, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjatë deklarimit të saj, e akuzuara Arsoviq tregoi se nga viti 2006 kishte punuar si sekretareshë e Ivanoviqit e cila përshkruaji edhe detyrat që ajo kishte pasur, si caktimi i mbledhjeve, thirrja e personave për të cilët kishte nevojë Ivanoviqi si dhe mirëmbajtja e zyrës, por edhe kishte pasur qasje në të gjitha zyrat e SDP-së.

Ditën kritike, ajo tha se sikur çdo ditë të zakonshme kishte shkuar në punë pra tek selia e partisë SPD në zyrë dhe sipas saj fillimisht hynte në zyrën e Ivanoviqit pastaj tek e saja.

Pas pak kohe, ajo tha se aty kishte dëgjuar se dikush po thërriste dy herë Oliver-Oliver dhe kishte menduar se dikush po e ndalon të njëjtin që ta pyes diçka.

“Mirëpo kam dëgjuar një tingull ndryshe të thirrjes së emrit Oliver, e kam kuptuar që diçka nuk është në rregull kam vrapuar jashtë zyrës dhe kam vërejtur një fqinje e cila e ka emrin Tetka Mitra dhe Oliverin i cili ishte i shtrirë pranë një saksie të betonit”, tha tutje ajo.

Kur kishte zbritur poshtë ajo tha se e kishte vërejtur se Oliveri ishte zverdhur dhe e njëjta kishte menduar se ka pësuar ndonjë atak në zemër ose tru, e më pas ajo tha se kishte kthyer sërish brenda që ta thërriste ndihmën e shpejtë.

Ajo tha se kishte qenë e vetme, ndërsa ishte kthyer edhe një herë që ta thërriste Ksenien (kolege e saj) që të vinte menjëherë pasi që ajo banonte aty afër.

E njëjta tha se aty ku po qëndronte tek ballkoni, një zyrtar policor ia kishte dhënë një letër që i kishte rënë Oliverit dhe sipas saj ajo letër ishte diçka nga Banka Komerciale diçka personale e Ivanoviqit.

Pastaj, ajo tha se së bashku me Ksenien ishin nisur në drejtim të spitalit dhe atje kishin kuptuar se Oliveri ishte goditur me armë.

Ndërsa, sa iu përket kamerave të sigurisë Arsoviq ka thënë se nuk ka pasur asnjë detyrim tyre, por sipas saj i ndjeri Ivanoviq është kujdesur për to dhe ka kryer veprimet për funksionimin e tyre.

Sipas saj, Ivanoviqi kishte kërkuar që të instalohen kamerat në selinë e partisë, pasi që vite më parë ishin djegur zyrat e tyre.

“Ndoshta diku pesë herë kam arritur që t’i shikoj kjo ka qenë në vitin 2013-2014 nuk jam e sigurt, kjo ka qenë që në fillim dhe disa herë vetëm e kam shikuar se si funksionon ajo, e pas kësaj kurrë më”, tha e njëjta.

Arsoviq po ashtu ka thënë se nuk ka pasur njohuri që kamerat nga data 4 janar 2018 deri më 16 janar 2018 nuk kanë punuar, e që ishin aktivizuar pas vrasjes së të ndjerit Ivanoviq.

Ndërsa, para vrasjes së Ivanoviqit ajo tha se nuk i kujtohet nëse ka pasur ndonjë prishje të rrymës elektrike.

Personat e përmendur në aktakuzë për këtë rast, fillimisht ajo tha se nuk i ka njohur asnjëherë më parë, përveç të akuzuarit Basara i cili sipas saj kishte qenë drejtor i minierës Stari Trg të cilin e kishte takuar nëpër mbledhje.

Ndërsa, për personin Milan Radojçiq ajo tha se përmes mediave e kishte kuptuar që është nënkryetar i Listës Serbe.

Ajo ka treguar edhe për raportin me familjarët e tani të ndjerit pas vrasjes e cila tha se ata janë të gjithë jashtë Mitrovicës e nuk takohet më, mirëpo kur takohet me ta përshëndeten gjithmonë.

Tutje, seanca ka vazhduar me dhënien e mbrojtjes nga i akuzuari Rade Basare, i cili deklaroi se është shtetas kroat dhe se kishte punuar si zyrtar policor i Kosovës në Njësinë e Krimeve të Rënda.

I akuzuari Basara mohoi kategorikisht të ketë marrë pjesë ndonjëherë në ndonjë grup kriminal. “Jo kategorikisht jo, unë i kam 42 vite përvojë dhe tan jetën kam punuar, Zoti e mos e boftë të merrem me asi aktivitete”, tha Basara.

Në kohën kur është vrarë Ivanoviq, ai deklaroi se kishte qenë në Kroaci pasi që atje shkon çdo vit për festa tek nëna e tij.

“Unë kam shkuar më 6 janar 2018 dhe jam kthyer me datën 21 janar 2018, kur ka kaluar festa ime jam kthyer në Kosovë”, tha ai.

Si një polic hetues, ai ka treguar trajtimin e rasteve e ka marrë nga eprori i tij e nuk ka mundur të zgjedh ato sipas dëshirës dhe ka mohuar se ka mundur të fsheh gjurmët e krimit në rastet që ka trajtuar.

Po ashtu ai tha se nuk ka mundur që të dërgoi në laborator prova të caktuara si gëzhoja, por sipas tij këtë e bënë vetëm prokurori.

I akuzuari Basara gjithashtu ka mohuar se e ka njohur Milan Radojçiqin.

Seanca e sotme u ndërpre për shkak të përfundimit të orarit të punës së gjykatës, ndërsa i akuzuari Basara do të vazhdojë deklarimin e tij edhe në seancën e radhës.

Ndryshe, seanca fillestare ishte mbajtur më 11 shkurt 2020, kurse Gjykata Themelore në Prishtinë, më 6 prill 2020, kishte refuzuar kërkesat për hudhjen e aktakuzës së 27 dhjetorit 2019 dhe kundërshtimet e provave.

Pas ankesave të katër avokatëve, Gjykata e Apelit kishte aprovuar ankesat e tyre dhe çështja ishte kthyer në rivendosje dhe nga Themelorja u kërkua të eliminohen kundërthëniet, duke i dhënë mundësi prokurorit për t’u deklaruar ose për ta korrigjuar dhe plotësuar aktakuzën në mënyrë që të jetë në përputhje me nenin 241 të KPPRK-së.

Më pas, më 10 nëntor 2020, Prokuroria Speciale kishte përpiluar aktakuzën, sipas së cilës, Nedeljko Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara dhe Silvana Arsoviq ngarkohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283, par.3 lidhur me par.1 të Kodit Penal, lidhur me veprat penale “Vrasje rëndë” nga neni 179, par.1.9 të Kodit Penal dhe veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, par.2, nënpar.2.2 lidhur me par.1 të Kodit Penal.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit Nedejklo Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara dhe Silvana Arsoviq akuzohen se në bashkëpunim me të pandehurit Zheiko Bojiq, Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq, të cilët gjenden në arrati dhe dy të pandehur tjerë të panjohur, duke vepruar si grup kriminal me qëllim të shtrirjes së kontrollit në pjesën veriore të Mitrovicës, si në jetën politike dhe ekonomike dhe veprimtarinë e përgjithshme të grupit kriminal të organizuar, kanë vepruar me dashje dhe dijeni për të kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, ku secili nga të pandehurit ditën kritike kur edhe ka ndodhur vrasja e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, kanë kryer veprime inkriminuese konkrete për qëllim të grupit në fjalë, me ç’rast si pasojë e veprimeve të këtij grupi kriminal të organizuar ka ardh deri te vrasja e tani të ndjerit Ivanoviq.

I akuzuari Dragisha Markoviq akuzohet për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare” nga neni 433, par. 2.1 të Kodit Penal. Markoviq po ashtu bashkë me Zharko Jovanoviq akuzohen edhe për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje” nga neni 422, par.1 lidhur me par.2, nënpar. 2.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Po ashtu, i akuzuari Jovanoviq ngarkohet edhe për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, par.1 të Kodit Penal. Kurse, i akuzuari Nedeljko Spasojeviq ngarkohet edhe me veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, par.2 lidhur me par.1 të Kodit Penal.

Ndërsa, më 27 dhjetor 2023, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë kundër Milan Mihajloviq lidhur me rastin e vrasjes së Ivanoviqit, të cilin e ngarkon me katër vepra penale. /

spot_img

Të fundit

Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat...

DEGRADIMI I FUTBOLLIT NË KOSOVË

Kosova humbi 0-3 ndaj Rumanise, në një ndeshje që...

Fundjavë me fluks në Morinë, qytetarët e Kosovës për pushime në Shqipëri edhe në shtator

Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me...

Gazetari Krstiq flet për skenar: Bllokimi i rrugëve u organizua dhe u mbështet fshehtë nga kabineti i Vuçiq

Gazetari Branislav Krstiq ka komentuar bllokadën e rrugëve brenda territorit të Serbisë si reagim ndaj mbylljes së komunave paralele në Veri. Ai ka thënë se...

Parashikimi i motit për nesër

Të dielen parashihet mot stabil e kryesisht me diell. Temperaturat maksimale 29C deri 32C. Nga dita e hënë përkeqësim i motit, me të reshura shiu...

DEGRADIMI I FUTBOLLIT NË KOSOVË

Kosova humbi 0-3 ndaj Rumanise, në një ndeshje që pritej ta fitonim dhe atë për dy arsye kryesore; Sepse jemi ekip më e mire...