Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dikush tentoi ta djegë një restorant në Prizren, njëjtë kishte ndodhur para një jave

Dikush tentoi ta djegë një restorant në Prizren, njëjtë kishte ndodhur para një jave

Persona të panjohur kanë tentuar ta djegin një restorant në Prizren, njofton policia.

Një gjë e tillë kishte ndodhur para një jave.

Rasti po hetohet.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Reçan, Prizren / 20.12.2025 – 00:30-03:15. Policia është njoftuar se persona të panjohur kanë tentuar ti vejnë flakën një restorani. Po ashtu në afërsi të restorantit është gjetur një mjet shpërthyes i cili kishte një fitil ndezës dhe eksploziv. Njësiti policor për trajtimin e mjeteve shpërthyese IEDD ka dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për një mjet të punuar në mënyrë artizanale. Dyshohet se edhe para një jave persona të panjohur kanë tentuar ti vejnë flakën restorantit në fjalë. Rasti është duke u hetuar.”