Janë publikuar përgjimet telefonike në mes të shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes dhe ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, në përgjime dëgjohet duke iu drejtuar Kusarit si vendase, raporton TV Arbëria.
Fillimisht, Kusari-Lila bisedon me ish-nënkryetarin e Listës serbe, Slavko Simiq, ku ky i fundit i thotë Kusarit, kam ardhur tek Milani, dëgjohu me të, Kusari ia kthen, në rregull.
Shefja e grupit parlametar të Vetëvendosjes, dëgjohet duke e zhvilluar një bisedë si mes dy kolegëve.
Në përgjime ish-nënkryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, i drejtohet Kusarit si kolege.
Biseda mes Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiq:
Mimoza Kusari; Alo
Slavko Simiq: Kolege kam ardhur te Milani, dëgjohu me të
Mimoza: Në rregull
Milan Radojçiq: Allo vendase(zemlake), a po nihemi?
Mimoza: Po po të dëgjojë.
Milan Radojçiq: Qysh je, qysh po kalon?
Mimoza Kusari Lila: Qe, qe në kuvend i kam pasur disa takime, tash u lirova po shkoj në shtëpi.
Milan Radojçiq: A mirë, mirë.
Biseda është zhvilluar në muajin qershor të vitit 2022.
Mimoza Kusari Lila para pak kohësh, kur u publikuan përgjimet me Igor Simiq dhe Slavko Simiqin, deklaroi se nuk ka pasur kontaktë me dikë tjetër nga Lista Serbe.
Milan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, e mbështetur nga Beogradi zyrtar, mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, në veri të Kosovës, më 24 shtator, ku është vrarë zyrtari policor i Kosovës, Afrim Bunjaku. /TV Arbëria