Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Digjitalizohen gjobat e trafikut në Prishtinë, dërgimi i dënimeve bëhet në adresën e pronarit të automjetit përmes Postës së Kosovës

Digjitalizohen gjobat e trafikut në Prishtinë, dërgimi i dënimeve bëhet në adresën e pronarit të automjetit përmes Postës së Kosovës

Kryeqyteti tani e tutje do të jetë me standarde të reja për sigurinë në trafik përmes digjitalizimit të gjobave.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe Policia e Kosovës kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm për sigurinë rrugore, duke u dakorduar lidhur me digjitalizimin e gjobave të trafikut

Pikat kyçë të dakordimit përfshijnë:

Monitorimin dhe menaxhimin e trafikut me pajisje moderne dhe digjitalizimin e të dhënave.
Njoftimin e kundërvajtësve përmes adresave elektronike të pronarëve të mjetit (telefon, e-Kosova)
Dërgimin e gjobave në adresën e pronarit të automjetit përmes Postës së Kosovës.
Kjo marrëveshje përfshinë përdorimin e pajisjeve të avancuara që mund të monitorojnë automjetet në kohë reale dhe përdorimin e teknologjisë për të përmirësuar trafikun.

Powered by WordPress