Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Digjet një veturë në Veternik, zjarrfikësit arrijnë ta lokalizojnë zjarrin

Digjet një veturë në Veternik, zjarrfikësit arrijnë ta lokalizojnë zjarrin

Mbrëmë pas mesnate është djegur një veturë në Veternik në afërsi të Albi Mall.

Nga pamjet e publikuara nga Sinjali shihet se vetura po digjej në tërësi, gjatë kohës që po intervenonin zjarrfikësit.

Ndonëse ndërhyrja e zjarrfikësve ishte e shpejtë, vetura duket se është totalisht jashtë përdorimit.

Nuk dihet ende se a ka persona të lënduar në këtë rast, ndërkaq Sinjali do t’iu mbajë të informuar për rastin.