Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Digjet një shtëpi, asfiksohet një femër

Digjet një shtëpi, asfiksohet një femër

Një shtëpi është djegur në rrugën “Rexhep Krasniqi” në Prishtinë dhe për pasojë një femër është asfiksuar dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia e Kosovës thotë se nuk dihet si ka ardhur deri tek zjarri, ndërsa rasti vijon të hetohet.

“Është raportuar se një shtëpi është duke u djegur, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe konfirmojnë se aty ishte një person i gjinisë femërore i shtrirë në korridor i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e saj është kritike. Deri më tani nuk dihet se si ka ardhur deri te zjarri. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, u tha nga policia. /TV Arbëria