Në Zveçan një qytetare ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin një lokali të saj qëllimshëm.
Siç njofton policia vlera e dëmit është e lartë dhe është duke u hetuar.
“Zveçan 08.03.2024 – 00:45. Ankuesja femër ka informuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin butikut të saj, zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Lidhur me rastin ankuesja dyshon se zjarri i është vënë qëllimshëm nga persona të dyshuar. Sipas ankueses, vlera e dëmit është e lartë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
/TV Arbëria