Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Digjet një fushëmalore mes Malishevës dhe Klinës, policia jep detaje

Digjet një fushëmalore mes Malishevës dhe Klinës, policia jep detaje

Një pjesë fushëmalore mes Malishevës dhe Klinës është përfshirë nga zjarri këtë të diel.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj ka bërë të ditur se policia dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe po bëjnë përpjekje maksimale për të shuar zjarri.

“Një pjesë e fushës dhe malit në mes Malishevës dhe Klinës është përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit janë në terren dhe po bëjnë përpjekje për të shuar zjarin”, ka deklaruar Elezaj për media.