Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Digjet një furgon në autostradën “Ibrahim Rugova”

Digjet një furgon në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një furgon është përfshirë nga zjarri sot në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 17:05, jemi njoftuar se në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, në zonën e Malishevës, një automjet (furgon) me targa vendore ishte përfshirë nga zjarri”, ka thënë Elezaj.

“Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është lokalizuar. Lidhur me rastin, jemi duke ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”.