Një banesë është përfshirë nga flakët në Burrel të Shqipërisë.
Sipas policisë lokale, zjarri ka rënë tek banesa e Sokol Skilës dhe gjatë djegies së kësaj banese zjarri është përhapur edhe tek banesat e shtetasve Fatmir Bushati dhe Eltion Pjetri, shkruan Top Channel.
Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e zjarrit ndërkohë mësohet se nuk ka dëme në njerëz.
Ndërkohë shërbimet e policisë janë në vendngjarje të cilët kanë nisur hetimet rreth zjarrit.