Një sipërfaqe prej 7 hektarësh me grurë është djegur në fshatin Sllatinë e Poshtme e Vitisë.
Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin, i cili dyshohet se fillimisht kishte ndezur disa mbeturina dhe zjarri e kishte kapluar grurin.
“Sipas ankuesit vlera e dëmit sillet rreth 5000€. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e PK-së.