Një incident i zjarrit ka ndodhur në komunën e Fushë Kosovës, në një objekt banesor, është raportuar se janë djegur njehsorët e rrymës.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Nënë Tereza”, rreth mesnatës të së mërkurës.
Rastin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.
Borovci tha se lidhur me rastin është ndaluar një i dyshuar për 48 orë.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm””, tha Borovci .