Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Digjen fushat dhe malet në Suharekë

Digjen fushat dhe malet në Suharekë

Ka ditë që autoritetet kanë bërë thirrje që të ketë kujdes në ndezjen e zjarreve apo edhe hedhjen e gjërave të rrezikshme – shkaku i motit të nxehtë.

Nuk dihet nëse për shkak të kësaj të fundit, apo për arsye të tjera, kanë marrë flakë edhe fushat dhe malet e Suharekës.

Lajmin e ka bërë të ditur Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit

“Suhareka përfshihet nga zjarre të mëdha Malore-Fushore”, thuhet në njoftimin e tyre.