Dy vetura janë djegur sot në fshatin Preoc, shkruan Arbëria TV.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka bërë të ditur se nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar.
Rreth orës 10:30, është pranuar informata për një zjarr në një lagje në fshatin Preoce. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Informacionet e para nga vendi i ngjarjes tregojnë për dy vetura të përfshira tërësisht nga zjarri përderisa dy të tjera pjesërisht, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar”, ka potencuar ai për Arbëria TV.
Bëhet e ditur se Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen./Arbëria TV/