Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Dieta ushqimore në fëmijëri përcakton shëndetin e gjithë jetës

Dieta ushqimore në fëmijëri përcakton shëndetin e gjithë jetës

Shkencëtarët kanë ekzaminuar dietën e mbi 3000 britanikëve dhe kanë dalë në përfundimin se ushqimet e ngrëna në fëmijëri dhe në moshë të re, ndikojnë në shëndetin e gjatë gjithë jetës.

Ata zbuluan se dietat që kishin bazë perimet, fasulet, frutat dhe drithërat ishin më më të mira.

Nivelet e larta të antioksidantëve të këtyre ushqimeve dhe yndyrave të pangopura luftojnë substancat e dëmshme në tru, duke ulur kështu propabilitetin e shfaqjes së demencës në të ardhmen.

Në kontrast dramatik, përqindja e atyre që hanin dieta të pasura me kripë, sheqerna të shtuar apo bukë të bardhë pësuan aftësi të ulëta njohëse në pleqëri.

Shkencëtarët i bazuan gjetjet e tyre në një studim të gjatë britanik që filloi në vitin 1946, i cili gjurmoi dietën dhe shëndetin e 3059 britanikëve nga mosha 4 deri në 75 vjeç.

Këshilla për të ngrënë sa më shumë fruta dhe perime nuk është e re, por ky studim sugjeroi se ngrënia tyre herët në jetë kishte një efekt mbrojtës shumë herë më të lartë.

Powered by WordPress