Nëse ju keni disa kile ekstra dhe ju pëlqejnë produktet e qumështit, atëherë ju duhet të provoni dietën e qumështit.
Po si funksionon ajo?
Me sa duket, dieta e qumështit funksionon vërtetë, por vetëm nëse ju jeni të gatshëm për të bërë disa sakrifica dhe nëse ju e pëlqeni qumështin, nëse jo do të jetë më mirë të përqendroheni në një dietë tjetër.
Duhet bërë e qartë se ky nuk është një plan i balancuar ushqimor, megjithatë, edhe pse mund të jetë një dietë efektive, për arsye sigurie është e këshillueshme që të konsultoheni me mjekun.
Për këtë arsye, dieta e qumështit mund të ndiqet për jo më shumë se 8 ditë, ku gjatë këtyre ditëve do të mund të humbni deri në 5 kilogramë.
Menyja e dietës së qumështit
Dita e parë: 6 gota qumësht
Dita e dytë: 4 gota qumësht dhe dy fruta
Dita e tretë: 2 gota qumësht, dy fruta dhe 150 gramë djathë të lehtë
Dita e katërt: 4 gota qumësht, dy fruta, 150 gramë mish pa dhjamë në skarë
Dita e pestë: 2 gota qumësht, 2 fruta, 1 vezë të zier, 150 gramë mish të pjekur në skarë
Dita e gjashtë: 2 gota qumësht, 2 fruta, 1 vezë të zier, 150 gramë mish të pjekur në skarë dhe 100 gramë djathë pa yndyrë
Dita e shtatë: 3 gota e qumësht dhe 3 fruta;
Dita e Tetë: 2 gota qumësht, 1 frut, 150 gramë mish pa yndyrë dhe 150 gramë djathë të lehtë.
Shmangni mollët dhe frutat e pasura me ujë të tilla si portokalli. Gjatë ditës, ju mund të pini disa gota çaji jeshil dhe, nëqoftëse qumështi ju lodh, mund ta përzieni me fruta dhe të pini një “milk shake” pa sheqer.
/TV Arbëria