Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Diddy-it i rëndohet rasti – padi të reja ndaj tij

Diddy-it i rëndohet rasti – padi të reja ndaj tij

Problemet ligjore, me te cilat po përballet reperi i njohur, Sean Diddy Combs po intensifikohen, pasi janë ngritur tri padi të reja ndaj tij, ku ai akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual.

Deadline ka shkruar se paditësit, të cilët janë të përfaqësuar nga avokati Thomas Giuffra, pretendojnë se Combs i ka dehur dhe përdhunuar ata midis viteve 2019 dhe 2022 në dhoma hoteli ose në rezidencën e tij në Hamptons, me të paktën një rast që thuhet të jetë filmuar.

Këto akuza pasojnë akuzat e mëparshme kundër Combsit, duke zgjeruar listën e çështjeve ligjore me të cilat ai po përballet, përfshirë akuza për krim të organizuar, trafikim seksual dhe sulm seksual.

Ekipi ligjor i Combsit, i udhëhequr nga Marc Agnifilo dhe Teny Geragos, ka mohuar me forcë akuzat, duke i quajtur ato “plot gënjeshtra” dhe duke premtuar të vërtetojnë se ato janë të pavërteta.

“Këto ankesa janë plot gënjeshtra. Ne do t’i dëshmojmë ato si të pavërteta dhe do të kërkojmë sanksione ndaj çdo avokati joligjor që ka ngritur akuza të trilluara kundër tij”, kanë deklaruar avokatët e Combsit.

Paditë e reja u janë bashkuar atyre të mëparshmeve, të cilat përfshin edhe atë të ish-të dashurës së Diddyt, këngëtares, Cassie Ventura, e të tjera ku ai akuzohet për trafikim seksual.

Combs po përballet edhe me akuzën për lidhje me një rast përdhunimi të një vajze 13-vjeçare në 7 shtator të vitit 2000.

Reperi Jay-Z është gjithashtu i përfshirë në padinë e cila e lidh Combsin dhe Jay-Z me incidentin e përdhunimit të vajzës të mitur.

Ekipi i avokatëve të Jay-Z po përpiqet të hedhë poshtë padinë ose të kërkojë që identiteti i paditëses të publikohet.

Jay-Z, ka mohuar akuzat duke thënë i quajtuar ato të shëmtuara dhe ka kërkuar që për rastin të bëhet “një kallëzim penal, jo një padinë civile”.

Në një reagim tjetër, avokati Tony Buzbee, që përfaqëson paditësen, ka akuzuar ekipin e Jay-Z për përpjekje për të manipuluar klientët.

Buzbee gjithashtu ka dorëzuar një thirrje ndaj Jay-Z për përgjigje për padinë.

Combs, që nga muaji shtator, ndodhet në paraburgim në Brooklyn të New Yorkut. Atij i është mohuar tri herë mbrojtja në liri, përkundër dorëzanisë prej 50 milionë dollarësh amerikanë. Gjyqi kundër tij pritet të nisë në muajin maj të vitit 2025.