“Universi është i shkruar me gjuhën e matematikës” ka thënë Galileo Galilei. Të kuptuarit e së parës kalon nga përvetësimi i së dytës. Këtë formulë, pak kush e kuptuar më mirë, se sa 21 vjeçari nga Prishtina, Diar Gashi, i cili së fundi e fitoi medaljen e bronztë në garat e Olimpiadës Ndërkombëtare të Matematikës për studentë universitar (IMC 2024), që u mbajtën ne Sofje të Bullgarisë.
Mirëpo, kjo nuk është hera parë që Diar Gashi, po i pushton majat kulmore të matematikës në nivel ndërkombëtar. Te njëjtën medalje e kisha fituar edhe para 2 viteve. Kurse në vitin 2021 në Olimpiadën Ndërkombëtare për Matematikë që ishte mbajtur virtualisht në Rusi, ekipi i Kosovës i përfaqësuar nga kjo “mendje e bukur”, kishte fituar mirënjohje nderi për suksesin e dëshmuar në këtë garë. Ndërkohë, në një prononcim për TV-Arbëria, Diar Gashi, ka pohuar, se “dekorimi me këtë medalje këtë vit, ia ka “shtuar edhe më shumë emocionet dhe i ka ngjallur edhe më tepër satisfaksion personal dhe profesional, sepse konkurrenca ishte me e lartë”.
I njëjti ka pohuar se me matematikë merre që gjashtë vite. Gatë kësaj kohe ai ia treguar se ka qenë pjesëmarrës i shumë garave që në nivelin lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Këtë pasion Diar Gashi, ka treguar se ka filluar ta ndjekë që gjashtë vite. Fillimisht nuk ka qenë e lehtë. Por më punë, përkushtim dhe dedikim për këtë lëndë Diar Gashi ia doli që të spikas vetën.
Aktualisht, Diar Gashi është duke i përfunduar studimet në Slloveni në Universitetin e Primorskes. Që tri vite ai ndodhet me një bursë të plotë për studime, të cilën edhe e ka përfituar si rezultat i bashkëpunimit të Shoqatës se Matematikanëve te Kosovës me këtë institucion universitar. Ndonëse i zhytur i tëri për dijet e kësaj disipline që i ofron njerëzimit “harmoninë e përsosur të magjisë së numrave”, megjithatë Diari merret edhe trajnimin dhe përgatitjen e të rinjve që do të marrin pjesë në garat e matematikes qoftë ato që organizohen nga Kosova, ose në nivel ndërkombëtar, ku shteti ynë bëhet pjesë e tyre.