Portieri me prejardhje nga Kosova, Diant Ramaj është transferimi më i ri i Ajaxit.
Lajmin e ka konfirmuar vetë gjiganti holandez, i cili njoftoi se ka arritur marrëveshje me Eintracht Frankfurt për transferimin e Ramajt.
21 vjeçari gjerman me rrënjë nga Kosova ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare, e cila do ta mbajë atë te Ajaxi deri më 30 qershor të vitit 2028.
/TV Arbëria