Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kuriozitete > Diamanti i dytë më i madh në botë gjendet në Botsvanë të Afrikës Jugore

Diamanti i dytë më i madh në botë gjendet në Botsvanë të Afrikës Jugore

Diamanti i dytë më i madh është gjetur në Botsvanë, në një minierë të firmës kanadeze Lucara Diamond, raporton BBC.

Më saktësisht diamanti 2 mijë e 492 karatësh u gjet rreth 500 km (300 milje) në veri të kryeqytetit të Botsvanës, Gaborone.

Është gjetja më e madhe pas diamantit Cullinan 3 mijë e 106 karatësh që u gjet në Afrikën Jugore në vitin 1905.

Qeveria e Botsvanës tha se ishte diamanti më i madh i zbuluar ndonjëherë në shtetin e Afrikës jugore.

Zbulimi i mëparshëm më i madh në Botsvana ishte një gur 1,758 karatësh i gjetur në të njëjtën minierë në vitin 2019.

Botsvana është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të diamanteve, duke zënë rreth 20% të prodhimit global.

Në një deklaratë, Lucara tha se guri ishte “një nga diamantet më të mëdhenj të zbuluar ndonjëherë”.

Firma nuk dha detaje për cilësinë e gurit apo vlerën e tij.