Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dialogu strategjik me SHBA, Arifi: Kosova nuk po përparon, shumë vonë

Dialogu strategjik me SHBA, Arifi: Kosova nuk po përparon, shumë vonë

Ekspertët e politikës paralajmërimet për finalizimin e dialogut strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës e shohin si shumë pozitiv, por edhe të vonuar.

Presidentja Vjosa Osmani ka konfirmuar se Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti dialogun strategjik. Ky vendim u konfirmua pas takimit me zëvendës sekretarin e Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma.

Sipas ekspertit të politikës, Dritëro Arifi është një tentim i mirë, por shumë i vonuar. Arifi tha për KosovaPress, se Kosova nuk po përparon dhe kjo është një mënyrë për t’i rregulluar marrëdhëniet me SHBA-të.

Sipas Arifit, raportet mes Presidencës dhe Qeverisë Kurti kanë ndryshuar për të keq, pas ndryshimit të qasjes së Vjosa Osmanit, për shkak të mos përfilljes që i bëhej asaj nga ana e kabinetit qeverisës.

Eksperti i politikës Arifi theksoi edhe të mirat e dialogut strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së.

Dialogu strategjik është proces që Departamenti i Shtetit në shumicën e rasteve e zhvillon me vende të ndryshme botërore, me qëllim të avancimit të raporteve bilaterale. /kp