Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, të hënën do t’i njoftojë ministrat e Jashtëm të BE-së për zhvillimet e fundit në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Sinjali.
Takimi i Këshillit të Punëve të Jashtme do të mbahet në Luksemburg dhe pritet të nisë në ora 08:00, nën drejtimin e vetë Kallas.
Sipas njoftimit zyrtar, në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për marrëdhëniet e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, përballë sfidave politike dhe për të garantuar stabilitetin në rajon.
Në fokus të diskutimit do të jenë zhvillimet në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi, dialogu Kosovë-Serb dhe roli i aktorëve kyç në rajon për stabilitetin dhe sigurinë