Përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje thonë se ata që duan ndarjen e Kosovës gjenden në Kosovë, konkretisht në PDK e LDK e jo në administratën amerikane. Deklaratat pasuan diskutimet për riaktualizimin e idesë së shkëmbimit të territoreve me ardhjen e presidentit Donald Trump në krye të Amerikës. Në PDK dhe LDK nuk komentuan deklaratat e pushtetit. Ndërkohë ende nuk dihet se si do të jetë rrjedha e dialogut Kosovë-Serbi me administratën Trump.

 

Zgjedhja e republikanit, Donald Trump për ta udhehequr Amerikën ka ngjallur diskutimet për riaktualizimin e idesë së shkëmbimit të territoreve, e bërë publike në vitin 2018, në kuadër të dialogut me Serbinë, pikërisht në mandatin e parë të Trumpit në krye SHBA-ve. Lëvizja Vetëvendosje thotë se ata që duan ndarjen e Kosovës gjenden në PDK e LDK, dhe jo në administratën amerikane.

 

Sipas deputetit, Armend Muja, integriteti i Kosovës do të mbrohet.

 

“Propozuesit e kësaj ide janë ende në Kosovë, dhe pastaj gënjejnë sikur kjo po rikthehet, por në fakt janë këtu çdo ditë i ki në studio televizive, në kushte normale po të kishte rend dhe ligj këta do të duhej të procedoheshin, por këta i ke në studio televizive i kemi parë dikush do me i dhanë do fshatra dikush një pjesë më të madhe të territorit, ideja për me ja shtre qafen Serbisë është goxha e moçme nuk e ka administrata amerikane por është ideja autentike e tyre, këto ide ata i kanë sjellë janë në studio televizive i ke kryesisht në PDK dhe LDK…Por populli i ks ka dhëne mesazh Ks do jetë një dhe e vetme, çdo cep i territorit te Kosovës është në kuadër të kushtetutës sonë dhe do të mbrohet”, tha Muja.

 

Deklarimet e deputetit Muja nuk i komentuan në PDK dhe LDK.

 

Ish-kreyenegociatori në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ndërkaq, thotë se shkëmbimi i territoreve asnjëherë nuk ka qenë projekt i presidentit Trump dhe si i tillë s’do të jetë as tani.

“Shumë njerëz e kanë ndërlidhe idenë e shkëmbimit të territoreve që ka qenë mes presidentit të Kosovës dhe të Serbisë si diçka që meqenëse ka ndodh gjatë administratës Trump si njË projekt i presidentit Trumpt. Ai s’ka qenë kurrë i kyçur në këtë proces as s’ka qene inciative e tij dhe se ka përkrahur”, tha Arifi për rtv21.

 

Ndërsa, lidhur me ecurinë e dialogut pas ardhjes së z. Tramp në Shtëpinë e Bardhë, deputeti Armend Muja, pret që trysnia të foksohet mbi Serbinë.

 

“Kosova duhet të duhet të koncentrohet në pikat që ka insistuar vazhdimisht që ne kemi një marrëveshje por e cila duhet te nënshkruhet. Kjo është rruga që duhet të insistojë Kosova, po ashtu që përgjegjësit për sulmin e bansjkës të vendosën para drejtësisë. Projektet serbe Serbia e madhe e kamufluar si bota serbe cdo administrate amerikane duhet te koncentrohet ta kufizojë këtë force destruktive te Serbisë sepse kjo paraqet sfidën më të madhe që.. Mendoj se presioni do të jetë ndaj Serbisë por edhe që faktori politik në KS të përcaktohet qarte për zbatimin e kushtetutës”, tha Muja.

Sipas, ish-kreyenegociatorit Avni Arifi, pala amerikane do të nagazhohet në përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi.

 

“Nuk mund te jete progres nëse te dy paket nuk bëjnë koncesione ata presin… nje shprese e fshehur është se trump do ti kthehet politikes se tij fillestare një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje të Kosovës kjo do ishte një fitore e madhe për ksn dhe kjo do nënkuptonte një presion shumë më të madh ndaj Serbisë sepse ajo s’don marrëveshje të tillë”, tha Arifi.

Kosova dhe Serbia janë pajtuar për normalizim marrëdhëniesh në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa në mars të po atij viti kanë pranuar edhe aneksin e zbatimit të saj, por deri më tani kjo marrëveshje nuk ka gjetur zbatim.