Me ardhjen e Kaja Kallas si shefe e re e Politikës së Jashtme në BE, nga Qeveria e Kosovës është kalkuluar se dialogu Kosovë-Serbi mund të vendoset në binarë të duhur diplomatike. Mirëpo gjatë një paraqitje të fundit të Kallas ajo ka qenë indiferente për dialogun Kosovë-Serbi.
Lidhur me këtë temë, rreth dialogut Kosovë-Serbi, për TV Arbëria ka folur njohësi i çështjeve evropiane, Dritëro Arifi.
Ai ka potencuar se objektivat e BE-së, në politikën e jashtme nuk varen nga një emër i përvetshëm.
“Objektivat e BE-së në politikën e jashtme për fat të keq nuk lidhen me një emër të përveçëm, apo në këtë rast me emrimin zonjës Kallas si shefe e pozitës së jashtme të BE-së, nuk pres të ndryshojë shumë, ndoshta asgjë. Sepse nuk varet nga një emër i përveçëm, por esenca është tek objektivat e BE-së në politikën e jashtme, dhe ne të gjithë e dimë që objektivat në politikën e jashtme të BE-së janë në shumë nivele, nuk ka një objektiv të fokusuar qëndror për një çështje specifike, siç është rasti i Kosovës, derisa BE nuk flet një zë për rastin e Kosovës, nuk pres që as ndonjë ministër i jashtëm në këtë rast zonja Kallas mund të bëjë diçka më shumë në këtë rast”, ka thënë Arifi.
Ai tutje ka thënë se Qeveria e Kosovës është treguar naive, duke besuar verbërisht se BE-ja mund ta zgjidh çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.
“Po besoj Qeveria e Kosovës, sidomos Qeveria Kurti është treguar shumë naive kur ka besuar verbërisht që Bashkimi Evropian mund ta zgjidh çështjen Kosovë-Serbi. Dhe ky është rezultati që e kanë prodhuar, ai dialog u besuar verbërisht në fillim të qeverisjes Kurti 2, që zoti Borrell dhe zoti Lajçak do ta zgjidhin çështjen në formën dhe mënyrën më të duhur dhe rezultati është jashtëzakonisht shumë i dobët, dhe Qeveria e Kosovës duhet të fokusohet me dialogun me BE-në për njohjen nga BE-ja, e vetmja mënyrë për ta zgjidhur katrahurën ballkanike është njohja e Kosovës nga pesë vendet e BE-së, asgjë tjetër nuk është zgjidhje përfundimtare, të gjitha të tjerat do të jenë vetëm kalimtare, dhe asnjëherë nuk do të prodhojmë paqe të qëndrueshme”, ka thënë tutje ai.
Sipas Arifit vetëm administrate Trump mund ta bëjë atë që asnjë administratë deri tani nuk ka arritë ta bëjë.
“Vetëm kjo superfuqi mund ta zgjidh çështjen përfundimtare Kosovë-Serbi, ajo është Uashingtoni, të cilën për fat të keq prap po them Qeveria Kurti e ka anashkaluar dhe nuk e ka marrur seriozisht dhe tash jemi prap në atë gjendje që nëse Republika e Kosovës nuk dinë me e shfrytëzu këtë momentum që t’i kërkojë SHBA-së që të bëjë presion mbi ato pesë vende dhe vetë BE-në që t’i ndryshojë objektivat karshi Kosovës, është e vetmja kohë e artë ku mund ta shfrytëzojmë, sepse vetëm administrate Trump mund ta bëjë atë që asnjë administratë deri tash nuk ka arritur ta bëjë, pra ta detyrojë BE-në në njëfarë mënyre ta ndryshojë kursin karshi Kosovës. Sepse ndryshimi i kursit ndaj Kosovës do të ishte pikërisht në shërbim të politkiës së jashtme të BE-së, në shërbim të Bashkimit Evropian dhe në shërbim të politikave të NATOS-së dhe të vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pra do ta qetësonte rajonin në tërsi”, ka thënë për TV Arbëria Dritëro Arifi.