Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është cilësuar si “dhunë në familje”.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ku thuhet dy të dyshuar janë dërguar në Qendrën Kryesore Mjekësore Familjare (QKMF) në Shtime dhe një tjetër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Shtime / 12.05.2024-19:30. Tre viktima, dy meshkuj dhe një femër kosovare kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF- Shtime, pasi që të njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.

Rasti po vazhdon të hetohet, sipas policisë.