Adnan Rrustemi nga VV’ja, në një lidhje direkte për Kosova Live në T7, ka folur për situatën në vend.
Rrustemi, ka komentuar protestën e djeshme duke thënë se kur goditet policia, atëherë këta të fundit reagojnë, gjë të cilën e dinë ata të VV’së.
‘’Protesta është legjitime, për sa kohë është e qet edhe respektohet. Në anën tjetër, kur goditet policia ju gjithë e dini që policia reagon, e sidomos ne të VV’së e dimë që kur goditet policia, policia reagon në përputhje me mënyrën e tyre të veprimit dhe praktikat e përcaktuara. Unë nuk e kuptoj se për çfarë po proteston PDK’ja. Ne jemi të gatshëm për të ulur për të diskutuar dhe të gjetur një zgjidhje.’’, ka thënë ai.