Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se dhuna e shfaqur mbrëmë në ndeshjen KB Prishtina – KB Trepça është e papranueshme dhe se për të nuk ka vend në kryeqytet e askund tjetër.
Ai ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se janë të lumtur që KB Prishtina fitoi superkupën mbrëmë, porse siç tha ai, nga dhuna e shfaqur u zbeh gëzimi i fitores.
“Dhuna e shfaqur mbrëmë në ndeshjen KB Prishtina – KB Trepça është e papranueshme dhe nuk ka vend në kryeqytet, e askund tjetër! Jemi të lumtur që KB Prishtina fitoi superkupën mbrëmë, mirëpo nga dhuna e shfaqur u zbeh edhe gëzimi për fitoren e merituar”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se sporti ka të bëjë me shpirtin garues në frymë tolerance e respekti reciprok, prandaj u bëj thirrje edhe tifozëve që ta kultivojnë një frymë të tillë. /TV Arbëria