Dy nga këto raste janë raportuar në Prishtinë, një në Graçanicë, një në Malishevë, një në Prizren e një në Gjakovë.
Në pesë raste, viktima janë femrat e të dyshuarit meshkuj.
Në një rast i dyshuari është mashkull, njëashtu si viktima.
Njoftimet e plota nga këto raste nga Policia e Kosovës:
Graqanicë 29.11.2022 – 23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 01.12.2022 – 11:55. Ankuesja femër ka raportuar se i dyshuari mashkull ka ushtruar dhunë ndaj saj. Në lidhje me rastin janë ndërmarr te gjitha veprimet hetime dhe në konsultim me prokurorin kujdestar rasti iniciohet si i tillë.
Prishtinë 01.12.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti dyshohet ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Malishevë 01.12.2022 – 15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë viktimës femër. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 24.11.2022 – 23:10. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prizren 01.12.2022 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /TV Arbëria