Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > DhTIK emëron drejtoreshën ekzekutive

DhTIK emëron drejtoreshën ekzekutive

Zana Beqiri është emëruar drejtoreshë ekzekutive e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, me mandat trevjeçarë.

Zana Beqiri është emëruar nga Bordi i Drejtorëve të DHTIK, ku njoftojnë se Zana Beqiri është juriste me profesion dhe vjen me një përvojë mbi 22 vite menaxhimi vendore dhe ndërkombëtar, si dhe ka udhëhequr projekte të ndryshme emergjence dhe ato zhvillimore ndërkombëtare në nivel qëndror, regjional dhe më larg.

Kjo përvojë e ndërlidhur me një numër të madh sektoresh do të ndihmojë DhTIK-në në rritjen dhe zhvillimin edhe me të madh të Dhomës në shërbim të bizneseve dhe rritjen e kontributit për përmirësimin e infrastrukturës lligjore të vendit tonë. Bordi dhe stafi i urojnë suksese Drejtoreshës”, thuhet në komunikatën e DhTIK.

/TV Arbëria

 

Themes by WordPress