Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Dhoma e Ulët e parlamentit polak, shpall Rusinë shtet sponsor të terrorizmit

Dhoma e Ulët e parlamentit polak, shpall Rusinë shtet sponsor të terrorizmit

Përmes një rezolute, Sejm, Dhoma e Ulët e parlamentit polak, e shpalli Rusinë shtet sponsor të terrorizmit.

Rezoluta ishte një përpjekje e dytë për një votim pasi e para dështoi dy javë më parë për protestat e opozitës kundër partisë në pushtet duke shtuar një amendament të minutës së fundit, që nuk ishte pjesë e draftit të përgatitur fillimisht nga partitë opozitare.

Partia në pushtet “Ligj dhe Drejtësi” detyroi rezolutën që përmban amendamentin e diskutueshëm që fajëson Rusinë për aksidentin e avionit të vitit 2010, në të cilin presidenti i atëhershëm polak, bashkëshortja e tij dhe 94 zyrtarë të tjerë dhe ekuipazhi u vranë gjatë një tentative uljeje në një aeroport afër Smolensk në perëndim të Rusisë,

Partitë opozitare ranë dakord të mos e votojnë rezolutën. /TV Arbëria 

Themes by WordPress