Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Dhoma e Tregtisë dhe Komuna e Pejës me memorandum bashkëpunimi

Dhoma e Tregtisë dhe Komuna e Pejës me memorandum bashkëpunimi

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë dhe Komuna e Pejës nënshkruan memorandum bashkëpunimi për krijimin e partneritetit me qëllim të shkëmbimit dhe ofrimit të këshillave profesionale për bizneset në fusha të ndryshme, si dhe të asistimit, promovimit e përkrahjes së komunitetit të biznesit.

Ofrimi i këshillave profesionale në fusha të ndryshme për bizneset anëtare të DHTIK, këmbimi i informacione nga bazat e veta të të dhënave lidhur me aktivitetet e tyre dhe të bizneseve anëtare si dhe përgatitja e propozimeve dhe realizimi i projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me përkrahjen e komunitetit të biznesit kosovar, janë disa prej pikave që përmban memorandumi i bashkëpunimit.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skënder Krasniqi, theksoi që ky është vetëm formalizim i bashkëpunimit afatgjatë me kryetarin dhe Komunën e Pejës, pasi deri më tani me shumë sukses kanë asistuar bizneset në tejkalim të sfidave.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në zgjidhje të problemeve si dhe në projekte të përbashkëta, për të cilat Komuna e Pejës ka qenë dhe është në dispozicion deri më tani.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Komunës së Pejës u realizuan disa takime, në mesin e të cilave edhe “Kafja e Mëngjesit” ku bizneset e Komunës së Pejës diskutuan për sfidat që ato po hasin gjatë ushtrimit të veprimtarisë në këtë komunë.

/TV Arbëria

Themes by WordPress