Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Dhoma e Tregtisë: Bizneset po mbyllen – importi po rritet nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut

Dhoma e Tregtisë: Bizneset po mbyllen – importi po rritet nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka ngritur alarmin se bizneset në Kosovë janë duke u mbyllur. Dhoma theksin e vë te bizneset e sektorit minerar në vend.

“Bizneset në sektorin minerar po pezullojnë aktivitetin, vendet e punës po humbin, buxheti i shtetit po pëson humbje të mëdha, e bënë vendin tonë më të pafavorshëm për investime dhe për më tepër e rrit importin”, thuhet në reagim.

Sipas kësaj organizate, importi është duke u rritur ndjeshëm nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas DhTIK, kjo gjendje është krijuar për shkak të bllokadës institucionale ndaj sektorit minerar dhe shumë sektorëve të tjerë.

“Fillimisht, formimi i Zyrës për Menaxhimin e Pronës Publike, brenda Zyrës së Kryeministrit, u shty për një kohë të gjatë, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme dhe angazhimit të DhTIK-së.

Tani, pengesë shtesë është bërë mosgatishmëria e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për të ndryshuar Udhëzimin Administrativ për Qiranë e Pyjeve dhe Tokës Pyjore, dokument ky kyç për rifunksionalizimin e shumë bizneseve, pasi të njëjtat nuk po mund të vazhdojnë licencat e tyre tek institucione tjera”, thuhet në një komunikatë.