Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Dhjetë vatra zjarri aktive në Shqipëri
zjarr

Dhjetë vatra zjarri aktive në Shqipëri

Dhjetë vatra zjarri mbeten ende aktive në Shqipëri, ka thënë drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako. Ai ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 44 vatra zjarri në zona të ndryshme, nga të cilat 34 janë shuar dhe janë vënë nën kontroll, ndërsa 10 vatra janë aktive, por nën monitorim pa ndërprerje.

Gjatë të shtunës, strukturat operacionale mbështetur edhe me ndërhyrje nga ajri nga ekipi rumun janë angazhuar për shuarjen dhe izolimin e vatrave të zjarrit. Çako ka thënë se vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në malin e Tomorrit, malin e Thatë në Prespë, bjeshkët e Bollotekut dhe malin e Tërnovës në Bulqizë, të cilat janë larg qendrave të banuara.

Për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit janë angazhuar 275 forca zjarrfikëse, 219 forca ushtarake, 44 efektive nga policia e shtetit, 161 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 52 nga administrata e zonave të mbrojtura, 54 shërbimi pyjor, si dhe 98 vullnetarë. Forca Ajrore me efektivët dhe mjetet janë në gatishmëri të plotë./ TopChannel

Themes by WordPress