Dhjetë ukrainas që kishin qenë të burgosur në Rusi për vite me radhë janë liruar pas ndërmjetësimit të ofruar nga Vatikani, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Disa nga ish- robërit mbërritën gjatë natës me helikopter në Aeroportin Ndërkombëtar të Kievit.
Ishte hera e parë në më shumë se dy vjet që aeroporti priti pasagjerë pasi u mbyll kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë.
Disa nga civilët e liruar ishin kapur para pushtimit të Rusisë në vitin 2022, shkruan Sky News.