Operacioni policor ishte realizuar në dy rajone të Republikës së Kosovës, në Prishtinë dhe Pejë.
“Ky operacion policor është zhvilluar pas hetimeve disa mujore, ku personat e dyshuar në bashkëveprim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprat penale të lartcekura për një periudhë të gjatë kohore”, thuhej në njoftimin e Policisë.
Por, kush janë të arrestuarit?
Ata janë: Benjamin Gorani, Riad Haziri, Mirzantim Berani, Altin Krasniqi, Çlirim Nimonaj, Liridon Beqiri, Ronald Dedinca, Artan Masrekaj, Erion Alimetaj dhe Faton Nura.
Të gjithë këtyre iu është caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, sipas vendimit ata do të qëndrojnë në paraburgim për 1 muaj.
Paraburgimi i tyre vlen nga data 5 prill, dita kjo kur janë arrestuar deri më 5 maj./TV Arbëria