Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dhimbja e kokës dhe mungesa e përqendrimit gjatë agjërimit, nëse ndiqni këto metoda në syfyr dhe iftar mund t’i shmangni ato probleme lehtësisht

Dhimbja e kokës dhe mungesa e përqendrimit gjatë agjërimit, nëse ndiqni këto metoda në syfyr dhe iftar mund t’i shmangni ato probleme lehtësisht

Muaji i Ramazanit është një kohë e veçantë për reflektim dhe vetë-përmirësim për të gjithë ata që agjërojnë.

Është e rëndësishme që të ushqehemi shëndetshëm dhe të zgjedhim ushqimet për të pasur një agjërim sa më të lehtë, shkruan ClevelandClinicAbuDhabi.ae.

Duke qenë se për orë të tëra qëndrojmë pa ngrënë dhe pa pirë, një dehidrim i vogël është i natyrshëm dhe mund të çojë në dhimbje koke të lehta dhe mungesë përqendrimi.

Por si mund ta shmangni këtë?

Për ta mbajtur veten të hidratuar, siguroni që pini shumë lëngje pasi të keni prishur agjërimin në kohën e iftarit, por pini lëngje gjithashtu edhe në syfyr.

Pini çaj të lehtë pa sheqer, mund të shtoni copëza limoni ose mint të freskët për të ndihmuar në detoksifikimin dhe për të ndihmuar tretjen.

Reduktoni sasinë e pijeve të gazuara po ashtu edhe të kafesë, pasi këto pije e dehidrojnë trupin. /Telegrafi/

Powered by WordPress