Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Qeverisë i kërkohet ta ndal projektligjin që kontrollon mediat online

Qeverisë i kërkohet ta ndal projektligjin që kontrollon mediat online

Projektligji i cili është dorëzuar nga Qeveria në Kuvendin e Kosovës lidhur me monitorimin e mediave, përmes të cilit video incizimet dhe audio materialet e mediave online, do të kontrollohen nga Komisioni i Pavarur i Mediave, nuk është pritur mirë nga vet mediat. Ky projektligj me rregulloret të cilat i përmban, po konsiderohet si sulm dhe tendencë e qeverisë për të penguar mediat në punën e tyre.

Ndërsa, nga Komisioni i Pavarur për Media, kanë treguar se të gjitha mediat që prodhojnë video dhe programe audiovziuele, para publikimit të materialit, do t’u nënshtrohen rregulloreve të KPM-së

Në lidhje me këtë projektligj, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha ka thënë se qeveria përmes këtij projektligji ka treguar tendenca të tjera kundër mediave në vend.

 

Edhe drejtori i mediumit online “In Fokus”, Shkelzen Dakaj tha se shumë mediume online i përmbahen atyre rregullave dhe se nuk ka pasur nevojë për asnjë ligj për të kontrolluar mbi ato.

Kundër këtij projektligji janë shprehur edhe në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), organizatë kjo e cila shqyrton të gjitha ankesat e qytetarëve dhe institucioneve lidhur me mediat.

Ndërsa, nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, kanë thënë se synimi i qeverisë përmes këtij projektligji është që të sigurohet një mbrojtje më e mirë për shoqërinë, ndaj transmetimeve mediatike.

 

Kryetari i Komisionit të Pavarur për Media, Jeton Mehmeti tha se projektligjit, mediat online duhet të regjistrohen në KPM dhe t’u nënshtrohen rregulloreve që përmban KPM-ja.

Themes by WordPress