Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot se bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, kanë dalur në terren dhe kanë parë nga afër punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë
Kryeministri Kurti, ka konsideruar se në ndërtimin e kësaj rruge me herët ka pasur plane të dobëta dhe zvarritje të gjata të punëve nga qeveritë e kalume, se tash është një lajm I mirë për gjithë qytetarët e Prishtinës dhe Mitrovicës, por edhe me gjerë, sepse meqënse kjo rrugë do bëhet pjesë e lidhjeve të mëdha dhe të gjërë rajonale.
‘’Sigurisht ëshë një ditë e mirë, kompania nga Kosova, kompania nga Bullgaria punojnë bashkë kurse mbikëqyren nga një kompani nga Austria, andaj të gjithë qytetarëve të Republikës dhe jo vetëm të kësaj zone këtu urime dhe përgëzime dhe do të përpiqemi që punimet të shkojnë mbarë mirë dhe shpejtë’’, ka thënë Kurti.
Në anën tjetër Ministri i Mjedisit Aliu, ka thënë se kjo rrugë ka qenë me shumë probleme, është dashtë me shkëput kontratën me operatorin e mëhershëm, dhe kompania tash e cila e ka fitu punën e ka marrë me seriozitet punën dhe sa me cilësore.
‘’Pas një sabotimi ky process ka marrë kohë derisa është fillu me prokurorimin e punëve në vazhdim, tash meqë ka kalu gati një vit që ky process ka marrë kohë edhe me operatorin, jemi të interesum që brenda afati të kryhen punimet, që I bie që sa me shpejtë të kryhet, është zgjidhje e trafikut, pjesa tjetër vazhdon deir në Golgul, besojmë që gjithcka do të shkoj brenda afateve, gjithçka do ti respektojmë edhe standardet e BE-së, kemi arritur të zgjedhum pjesën e shpronesimëve, lidh korridoret edhe autostradet, tha ai.
/TV Arbëria